Partia Demokratike nuk ndal sulmet ndaj ish-liderit historik të saj, Sali Berisha, të cilin e përjashtoi një ditë më parë përfundimisht nga partia që ngriti vetë.
Në një postim në Facebook, PD shkruan se në datë 8 janar mercenarët dhe kriminelët ngritën dorë ndaj Partisë Demokratike, duke shtuar se ata ishin thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
“Asnjë demokrat nuk ngriti dorën kundër Partisë Demokratike, vetëm mercenarët dhe kriminelët e thirrur nga Sali Berisha për hallin e tij personal. Ata dështuan sepse Partia Demokratike qëndroi e vendosur përballë të keqes. Asnjë kriminel nuk e pengon dot luftën tonë kundër korrupsionit, që është armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve”, shkruan PD.
(E.H/Faxweb.al)