Sërish tensione para godinës së Kryeministrisë. Gazetari i Faxweb.al Fatjon Gjinaj raporton se disa të rinj po prishin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për ti përdorur si gurë.
Sipas pamjeve të siguruara duken disa të rinj që heqin pjesë të pllakave të këtij bulevardi për ti hedhur më pas drejt Kryeministrisë. Raportohet se janë qëlluar dhe xhamat e zyrës së kryeministrit Rama.
Kujtojmë se episode të ngjashme ndodhën dhe në protestën e 21 janarit në vitin 2011 ku protestuesit e atëhershëm prishën bulevardin për të qëlluar në drejtim të kryeministrisë.
Në këtë protestë mbetën të vrarë 4 shtetas: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Pak ditë më vonë, ndërroi jetë në spital edhe Aleks Nika, i cili kishte marrë një plumb në kokë.