Markelian Pepa është qëlluar me thikë gjatë natës në Shengjin pas një sherri të çastit. Konflikti ka ndodhur pas mesnate ne shetitoren e shengjinit.
Mësohet se gjithçka ka nisur si nje konflikt i çastit mes disa te rinjve, me pas sherri ka degraduar duke lene te plagosur kete te fundit.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Me datë 08.08.2021, rreth orës 01:50 , në Shëngjin, në rrethana të paqarta është goditur me një mjet prerës thikë shtetasi M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë bërë shoqërimin në Komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.H/Faxweb.al)