Ashtu siç pritej, Rama ka shpallur emërimin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
“Lindita Nikolla, besoj edhe me miratimin tuaj ka marrë stafetën e Gramozit”- u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Kujtojmë që Lindita Nikolla ka pasur më parë postin e ministres së Arsimit, post nga i cili dha dorëheqjen pas protestave të shumta nga ana e studentëve. Tashmë ajo do të pasojë Gramoz Ruçin i cili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit në mbarimin e mandatit të qeverisë së kaluar.