Kryeminsitri Edi Rama në një dalje nga kryeministria njoftoi se çdo person që do të dojë të hyjë në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, dhe ka dokumente qendrimi në vendin fqinj, nuk do të lejohet që të hyjë.
Të gjithë personat e tjerë do të jenë të detyruar që të qendrojnë në karantinë hotelerie për 14 ditë, me shpenzimet e tyre.
“Këta persona nuk kanë asnjë emergjencë, por duan që të vijnë që të takojnë familjet e tyre, kush bën patriotin, kush bën vajtimtarin për shkeljen e të drejtave të njeriut, thjesht dhe vetëm synon që të nxisë katastrofën, e them këtë pa asnjë lloj hezitimi.
Është fakt tani prej shumë e shumë vitesh, që Sali Berisha ka vetëm një qëllim që të shkatërrojë vendin, e solla këtë emër si zanafillën e një procesi skandaloz të nxitjes së rrëmujës. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën e atyre që janë këtej dhe andej kufirit.
Kush do të vijë në kufi tokësor, me dokumente rezidente nga vende të tjera, nuk do të lejohet që të kalojë, dhe pjesa tjetër do të karantinohet në hotel, me shpenzimet e veta, do të marrë ushqimin dhe do të paguajë vetë një çmim fiks. Kjo është e vetmja mënyrë që të mbrojmë popullin tonë nga katastrofa”, tha Rama.