Pasditen e sotme presidenti Ilir Meta i akordoi ish-Presidentit Rexhep Meidani “Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca.
Në ceremoninë e organizuar në Presidencë nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi, ndërkohë që vihej re mungesa e kryeministrit Edi Rama.
Meta tha në fund të cerëmonisë, se: “U kërkojmë falje me dhjetëra, qindra personaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile, akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkon kudo tek të gjithë” u shpreh presidenti duke e lënë të paqartë mospraninë e kryeministrit.
Por në një reagim të zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, është sqaruar se kryeministri ishte i ftuar, por sipas tij ka qenë duke u marrë me Bjellrusinë dhe mirëkuptohet mungesa.
“Një sqarim për kolegët. Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!”- shkruan Blushi.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) njoftonte sot në një deklaratë është është e shqetësuar për situatën pas protestave në Bjellorusi dhe ka kërkuar të jetë prezent në vend me kreun e saj rotacional, kryeminsitrin shqiptar Edi Rama.
“OSBE përsërit shqetësimin e saj për zgjedhjet presidenciale të kryera më 9 gusht 2020, të cilat nuk u lejuan të monitoroheshin nga Zyra e Institucioneve Demokratike dhe e Të Drejtave të Njeriut, si dhe për forcën jashtë raportit që është përdorur ndaj protestuesve nga autoritetet. Prandaj ka dorëzuar kërkesën zyrtare për një vizitë në Bjellorusi, me përfaqësimin nga kryetari i saj në detyre, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryetarja e radhës, ministrja e jashtme suedeze, Ann Linde – për t’u takuar me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës”, thuhej në deklaratë.