13:51 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama ultimatum biznesmenëve: Keni një javë kohë, keni bërë diçka të dënueshme me ligj

13:48 | 28/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet 10 minuta për veten e vet, a po përgatitet për fushatë Rama? “S’do vdes në kallëpin e politikanit, nuk fle para të tjerëve dhe të çohem pas tyre”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atë që po kritikohet së shumti ditët e fundit në lidhje me pagat e luftës të cilat një pjesë e mirë e përfituesve nuk i kanë marrë, ndërsa kreu i qeverisë ia ka hedhur fajin ndërmarrjeve dhe biznesmenëve.

Rama ju ka dhënë një javë kohë për të regjistruar punonjësit e tyre tek Tatimet për shpërblimin e tyre duke e konsideruar shmangien dhe neglizhencën e tyre të paligjshme dhe të turpshme.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama pak minuta më parë: ? PARALAJMËRIM PËR DISA PUNËDHËNËS DHE NJOFTIM PËR DISA MIJËRA PUNONJËS

Punëdhënësve: Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës – më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar – të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!
Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.
Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!

Punonjësve në fjalë: Keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit tuaj, e cila është toleruar deri këtu duke u shkruar e rishkruar atyre që ta përmbushin detyrimin, pa vepruar me gjobat përkatëse! Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!

❤️ Të gjithë juve që më keni shkruar për këtë hall me punëdhënësin tuaj apo jeni drejtuar me ankesat tuaja të drejta në administratën tatimore, ju lutem edhe pak ditë durim dhe besim të plotë që nuk do të jeni vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria Juaj ju jep shpërblimin dhe maliqi për të cilin punoni ju’a mohon?

UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM dhe ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON?

#BashkëpërShqipërinëqëDuam??☀️

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Kryeministri më i dóbët në histori”, Kurti tállet kéq me Thaçin: Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Shpùrdh nëpër studiot televizive

Para

Ia numëron një më një: Më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro të marrë së bashku. Jepi këtij njeriu OSCAR!

Para
Ia numëron një më një: Më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro të marrë së bashku. Jepi këtij njeriu OSCAR!

Ia numëron një më një: Më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro të marrë së bashku. Jepi këtij njeriu OSCAR!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohen dy baraka banimi, nuk ka të lënduar

Rusia sulmon Ukrainën me gati 500 dronë dhe raketa

Lushnjë/ Thyerje e masës së Gjykatës, aksident, vjedhje e dhunë në familje, 2 të arrestuar dhe 4 të tjerë nën akuzë (EMRAT)

Berat/Finalizohet operacioni antidrogë “Orders”, në pranga 2 të rinj që shpërndanin doza cannabisi në qytet

Menaxhimi i trafikut në Tiranë, Rrugorja intensifikon kontrollet! 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë

SHBA, “grusht shteti”: Policia urdhër protestuesve të largohen, Trump: Sillni ushtrinë!

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata!

LAJM I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

Berisha: Shqipëria, toka e kokainës,Narkoshteti është realitet i pakundërshtueshëm

Kuqezinjtë mbërrijnë në Letoni! Nesër luhet ndeshja, kombëtarja jonë duhet të marrë vetëm fitore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.