10:38 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bashës do i harrohet emri, nami e nishani”, Rama reagon për akuzat e kreut të PD-së: Ka shkuar përtej çdo caku, do i përgjigjem nesër…

12:07 | 20/11/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Basha “brune” dhe Rama “bjonde”, si do të dukeshin politikanët shqiptarë nëse do ishin femra

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, se numri i vdêkjeve si pasojë e Covid në vendin tonë, është më i lartë se ai që raportohet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në postimin e tij, Rama shprehet se lidhur me këtë akuzë, që sipas tij ka kaluar çdo limit, do u përgjigjet me një mesazh të drejtpërdrejtë qytetarëve gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë në vijim të propagandës, që nuk është ndalur në asnjë çast të vetëm që nga nisja e pandemisë, Rama ka postuar dhe videon e Najada Çomos dhe mjekëve të Infektivit, të cilët thanë se akuzat e Bashës po godisnin punën dhe përpjekjet e tyre heroike.

Edhe pse Basha nuk fajësoi në asnjë rast mjekët dhe punën e tyre, ata e gjetën me vend, që të mblidheshin herët mëngjesin e sotëm, dhe të bënin një videomesazh, njësoj si të ishin vartës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë i Ramës:

Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Ditët e fundit ishin të tmêrrshme”, Anxhela Peristeri rrëfen eksperiencën e saj me Covid-19

Para

Vjedhje me dhunë dhe armë/ OFL shënjestron 2 persona në Tiranë (EMRAT)

Para
EMRAT/ Të dènuar për vrásje dhe drògë, kush janë të fortët e Shkodrës që u shënjestruan nga OFL

Vjedhje me dhunë dhe armë/ OFL shënjestron 2 persona në Tiranë (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në prag/ ‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

“S’po lënë gur pa lëvizur për të përdhosur Shqipërinë”, Spiropali tone të forta ndaj opozitës: “Misionarët” duan të përdhosin reputacionin e tokës tonë!

“Eurodeputetët mbështetën mbylljen e negociatave në 2027”, Spiropali: Raporti i PE konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

“Kapet rrjeti i drogës në Fier: Dy vëllezër në pranga, njëri përpiqet të arratiset përmes arave”

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.