17:35 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Reagon sërish Taulant Balla: Emiljano Nuhu dekonspiroi hetimin, ja çfarë rezulton nga pamjet filmike

12:21 | 29/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Reagon sërish Taulant Balla: Emiljano Nuhu dekonspiroi hetimin, ja çfarë rezulton nga pamjet filmike

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar sëruish rreth rastit të Xhisiela Malokut.

Balla thotë se policia dhe prokuroria kanë përcaktuar 11 veprime hetimore, të cilat vijojnë edhe pse vajza ka tërhequr denoncimin.

Balla ka kërkuar sot që Prokuroria e Krujës të bëj hetim të imtësishëm për rastin e kallëzimit të shtetas Xhesila Maloku, e cila u dhunua nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Sipas Ballës opinioni publik pret ndëshkim nga Drejtësia dhe jo nga politika.

Në reagimin e tij Balla ka sulmuar dhe ish-oficerin Emiljano Nuhu të cilin e ka quatjur si mikun e Lulzim Bashës.

Balla gjithashtu ka renditur dhe shkeljet që sipas policisë ka kryer Emiljano Nuhu.

Postimi i plotë:

Prokuroria e Krujës vijon hetimet lidhur me kallzimin e shtetases XH.M., hetime të cilat duhen kryer me imtësi, intensitet dhe forcën e ligjit kundër kujtdo.

Policia njoftoi gjithashtu se pavarësisht nga fakti që shtetasja e dhunur ka terhequr denoncimin, hetimi ka vazhduar në ngarkim të personit të kallzuar. Madje Policia dhe Prokuroria kanë përcaktuar 11 veprime hetimore, të cilat vijojnë.

Opinioni publik është me të drejtë i tronditur sa herë që raste të tilla dhune ndodhin dhe pret që dhunuesi të ndërshkohet. Por jam i sigurtë që opinioni publik e pret ndërshkimin nga drejtësia, aspak nga politika.

Ka edhe një dhunues tjetër në këtë ngjarje. Është inskenuesi Lulzim. Keqpërdorimi politik nga Lulzim Basha i kesaj ngjarje është i turpshëm, por edhe kriminal në përpjekjen për të ndryshuar rrethanat dhe për të marrë në mbrojtje mikun e tij Emiljano Nuhu.

Policia ndërkohë zbardhi plotësisht “Babale 2”, në përfundim të së cilës kemi këto konkluzione:

  1. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.
  2. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm në këtë datë, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.
  3. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu gënjen plotësisht sepse nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton, që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.
  4. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu qenka ngarkuar me këtë çështje 6 ditë më pas, më 27 Korrik dhe paska sabotuar me dashje hetimin, duke kryer vetëm 4 nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes.
  5. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu ka tradhëtuar betimin dhe uniformën, duke dekonspiruar hetimin dhe për pasojë ndërshkimin e personit në hetim. Sepse nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se ka takuar personin nën hetim në rrethana kompromentuese.

Policia e Shtetit e akuzon mikun e Lulzim Bashës Emiljano Nuhu, se me veprime dhe mosveprime, ka kryer këto vepra penale

  1. Shpërdorim detyre.
    2. Kalim i paligjshëm i kufirit.
    3. Nxjerrje e sekretit hetimor.
    4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve.
    5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zbardhja e “Babale 2” është konfirmim i faktit se vetting-u në Polici është domosdoshëm dhe nuk duhet humbur asnjë sekondë.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që minimalisht Lulzim Basha të distancohet nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe PD të heqë dorë nga kjo lloj politike e ulët.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që dënimi penal ndaj tre inskenuesve të këtij episodi të turpshëm Lulzim Basha, Basir Çollaku dhe Emiljano Nuhu duhet të shënojë një pikë kthese historike për mënyrën si politika merr përsipër të ngrejë akuza në të ardhmen.

(B.H/Faxëeb)

 

Etiketa: taulant balla
Pas

Kancelari austriak Kurtz do takohet me Putinin në Shën Petërburg

Para

Si do të jetë muaji tetor për të gjitha shenjat, zbulohen surprizat që ju presin

Para
Këto janë dy shenjat më të rrezikshme të horoskopit!

Si do të jetë muaji tetor për të gjitha shenjat, zbulohen surprizat që ju presin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon rinumërimi në Tiranë, anëtarët e KAS: Shërbeu për transparencë, s’ka trafikim votash

Nipi i Helmut Kohl: Kosova meriton njohje dhe vend në Këshillin e Evropës

Estonia do bëhet ‘bërthamore”, Kremlini paralajmëron: Një kërcënim serioz

Paradoks i motit në Turqi/ Vapë në jug, borë në veri!

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

Krimet zgjedhore, SPAK çon në gjyq babain e kandidates së PSD-së në Fier

Gjykata Supreme e SHBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Donald Trump

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh në Stamboll

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.