Një efektiv i antidrogës është rrëzuar në malin e Çikës në Vranisht të Vlorës, në një pjerrësi rreth 200 metra.
Polici po kontrollonte për parcela të mbjella me kanabis, kur mendohet të ketë rrëshqitur dhe të ketë rënë.
Menjëherë në drejtim të tij është nisur një helikopter i ministrisë së brendshme së bashku me stafin mjekësor.
Ndërkohë që terreni ku polici është rrëzuar e bën të vëshirë nxjerrjen e tij si dhe uljen e helikopterit.
Ndaj prej 30 minutash ekipi mjekësor po ecën në këmbë drejt vendngjarjes dhe mësohet se sapo ka mbërritur pranë policit të plagosur, i cili pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
(E.K/FAXWEB.AL)