Është rritur numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ditën e sotme, teksa 92 raste janë raportuar, krahasuar me 70 raste që ishin një ditë më parë.
Ndryshe nga e premtja, lajmi i mirë është se ditën e sotme nuk ka pasur asnjë viktimë të shkaktuar nga koronavirusi.
Njoftimi:
31 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.
Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.
Në total numri i rasteve aktive është 442.
(E.H/Faxweb.al)