Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 66 raste me koronavirus në vendin tonë. Prej ditësh tashmë vendi ynë po regjistron shifra të larta të rasteve pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Durrës. Burime për Faxweb bëjnë të ditur se dy persona janë infektuar janë personel mjekësor si dhe 4 janë nga kontaktet e mëparshme.
Ndërkohë në qytetin e Elbasanit është konfirmuar një tjetër rast me Covid-19. Personi është jurist në universitetin “Aleksandër Xhuvani.”
Sakaq dje materniteti i Vlorës ka mbyllur shërbimet dhe të gjithë janë futur në karantinë pasi dy sanitare kanë dalë pozitive me koronavirus, përkatësisht dy motra. Nuk përjashtohet frika për urgjencën pasi djali i njërës prej sanitareve punon infermier në urgjencë e Vlorës.
Dy sanitaret së bashku me djalin janë vetëizoluar, ndërsa një ditë më parë dolën pozitivë edhe dy pacientë në repartin e patologjisë. (M.Q/Faxweb.al)