Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër zyrtare presidentit të vendit Ilir Metës ku thekson se po pret propozimin e e tij për kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit.
“Z.president, në vazhdën e vakancës së krijuar me kryetarin e KLSH-së prej muajsh, ju lutem të ushtroni kompetencën tuaj dhe ju lutem sillni propozimin e radhes per kandidturën per kreun e KLSH-së.”- bëjnë të ditura burimet.
Këshilli i Lartë i Shtetit vijon që të drejtohet nga Bujar Leskaj, megjithëse ka kohë që i ka përfunduar mandati.
Kujtojmë se Kuvendi ka rrëzuar më parë tre kandidatura të propozuara nga presidenti Ilir Meta për kreun e KLSH-së.
Maxhoranca parlamentare ka rrëzuar Vitore Tushën, Bahri Shaqirit dhe profesor doktor Petraq Milon për kryetar të Kontrollit të Shtetit.