Është anuluar fluturimi i ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov për në Gjenevë ditën e sotme.
Mediat e huaja shkruajnë se kjo erdhi si pasojë e masave të marra nga BE për izolimin e hapësirës ajrore të Rusisë.
“Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.