00:12 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Saimir Tahiri mbërrin tek Krimet e Rënda, sot lexohet pretenca për dënimin

09:06 | 10/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkoi gjykim të shkurtuar, nis nesër gjyqi në themel për Sajmir Tahirin

Ish-ministri Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi Prokuroria pritet të lexoje pretencën dhe të kërkojë masën e dënimit për te dhe ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ish ministri Tahiri dhe i pandehuri Jaeld Çela akuzohen për 3 vepra penale, atë të “Trafikut të lëndëve narkotike”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Tahiri dhe Jaeld Çela po gjykohen me procedurën e shkurtuar, cka do të thotë se provat e akuzës nuk do të merren në shqyrtim gjyqësor dhe në rast dënimi, ata do të përfitojnë ulje të tij në 1/3-ën.

Në seancën e fundit, e cila u zhvillua në datën 22 Korrik, ish ministri Tahiri kërkoi me insistim që pretenca për të, të jepej para pushimeve të muajit Gusht, po kjo kërkesë nuk u morr parasysh nga trupa gjykuese e krimeve të rënda. Tahiri pyeti gazetarët, nëse njësoj si ai ishin të lodhur nga zgjatja për më shumë se dy viteve e hetimeve.

“U bënë dy vjet, edhe shtyrja është e tepërt, me pretendimin se është para Gushtit që janë pushimet për mua është e tepërt. Unë kërkoja që vendimi të jepej tani, ju nuk u lodhët dy vite me këtë histori? Unë jam i gatshëm që të bëj mbrojtjen time në çdo sekond, pse prokuroria nuk është e gatshmë që të bëj punën e saj?”,u shpreh Tahiri pas daljes nga seanca.

Më tej ish-ministri tha se në bindjen e tij, Prokuroria nuk ka shtuar asnjë provë kundër tij. I pyetur nga gazetarët nëse do të kalonte provimin në vjeshtë, Tahiri me të qeshura tha se ai nuk kishte ngelur, por ishte prokuroria që kishte ngelur në klasë.

“Pas dy viteve unë shoh që Prokuroria nuk ka shtuar asnjë gërmë më shumë, nga ajo që unë kam parë në muajin Shtator. Shyqyr që u gjetën dokumentat, çtë them unë, të uroj prokurorinë që gjeti dokumentet, dhe do ti duhet që ti përkthejë prapë për shkak se i kanë humbur.

Kur ndodh kjo me mua, merreni e mend se çfarë ndodh me njerëzit, që nuk kanë mundësi të dëgjohen. Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi prokuroria, unë nuk jam mësuar që të shkoj në vjeshtë. Historia e vendit tonë ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botoks”, tha më tej ish-ministri.

Etiketa: saimir tahiri
Pas

“Jam më e paguar se gazetarët e tjerë”, Ilda Bejleri tregon pamjet e apartamentit luksoz

Para

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias nis takimet në Tiranë, me përfaqësuesit e opozitës

Para
Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias nis takimet në Tiranë, me përfaqësuesit e opozitës

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias nis takimet në Tiranë, me përfaqësuesit e opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.