Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur kërkim 3 të tjerë për kultivim narkotikësh në tre vende të ndryshme.
“Vlorë/Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike kanabis.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mesarkë, fshatin Lubonjë dhe Selenicë.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. Rr., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa si dhe 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ndalimi i shtetasin F. B., 63 vjeç dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. K., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Mesarkë, pasi gjatë kontrollit në tokat, në përdorim nga këta shtetas, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. J., 48 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë, pasi në banesën e tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa”, njoftoi Policia.
Nga ana tjeter Policia e Sarandes ka vene ne pranga 4 shtetas per vepra te ndryshme penale, njeri prej te cileve i shpallur ne kerkim.
“DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. E., 49 vjeç banues në Konispol, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tirane, e ka dënuar me 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Ndihmë për kalim të kaligjshëm të kufirit”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasit M. Z., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, duke drejtuar automjetin, nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë, të cilët pas ndjekjes kanë bërë të mundur ndalimin e tij në rrugën “Butrinti” dhe nga kontrolli i ushtruar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
•L. Y., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi është duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, si pasojë është vetdëmtuar drejtuesi dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
•G. O., 21 vjeç, banues në Ksamil, pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia Sarandes.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post