00:43 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

LAJM I FUNDIT/ Sekuestrohen 210 kg drogë në Vlorë, trafikantët e hedhin në lumin Shushicë (VIDEO)

09:27 | 23/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Sekuestrohen 210 kg drogë në Vlorë, trafikantët e hedhin në lumin Shushicë (VIDEO)

Janë sekuestruar 210 kg drogë në Vlorë. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Forcë, ku u përdorën edhe qentë antidrogë të Policisë.

Gjatë kontrollit të territorit, ku u përdorën edhe qentë antidrogë, Policia evidenton 21 thasë të mbushur me bimë narkotike, Cannabis Sattiva, boçe, kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike, me peshë totale rreth 210 kilogramë

Lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë të ndenjur në shtratin e Lumit Shushicë. Në kuadër të planeve të masave që Drejtoria e Policisë Vendore Vlorë ka marrë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke u nisur edhe nga komunikimi i bërë nga Drejtori i Policisë Vendore Vlorë sëbashku me Prefekten e Qarkut Vlorë me banorët e zonës gjatë një takimi sensibilizues një ditë më parë, strukturat e Policisë kanë vazhduar kontrollet në mënyrë më të imtësishme në zonën e Shushicës.

Në shtratin e Lumit -Shushicë, në disa pellgje me ujë të ndenjur, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Repartin Delta dhe Policinë Kufitare kanë konstatuar të hedhura në ujë, rreth 21 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Menjëherë është njoftuar Prokurori në lidhje me sasinë dhe rrethanat e gjetjes së lëndës narkotike. Me urdhër të Prokurorit nga gjitha sasia e lëndës narkotike të gjetur u mor në cilësinë e provës materiale për ekzaminime laboratorike rreth 30 kilogramë.

Ndërsa pjesa tjetër nuk i plotësonte kushtet për marrjen në cilësinë e provës materiale, ku me porosi të Prokurorit, grupi hetimor kreu veprimet e mëtejshme në vendngjarje. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”. (B.H/Shuplaka)

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2005966626356365/

 

 

 

Etiketa: Droge ne vlore
Pas

Sa vota mori Selami, në mesditë del para mediave

Para

Arrestimi i tre specalistëve të Tatimeve, kreu i Hetimit Tatimor mesazh Ramës: Dorëhiqem

Para
Arrestimi i tre specalistëve të Tatimeve, kreu i Hetimit Tatimor mesazh Ramës: Dorëhiqem

Arrestimi i tre specalistëve të Tatimeve, kreu i Hetimit Tatimor mesazh Ramës: Dorëhiqem

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.