SHBA dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për armëpushim në Siri.
Amëpushimi u bë i ditur pas takimit të parë të Trump me Putin.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, u konfirmua edhe nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Armëpushimi i arritur do të ndalojë luftën në Sirinë Jugperendimore. Sipas zyrtarëve armëpushimi do të hyjë në fuqi me 9 korrik në Damask.
“Kjo është shenja e parë që SHBa-të dhe Rusia mund të bashkëpunojnë shumë mirë për çështjen e Sirisë”, tha Tillërson ditën e sotme.
“Dy liderët patën një diskutim të gjërë për Sirinë dhe duket se Presidenti sirian, Bashar Al Asad do të lërë pushtetin shumë shpejt”, deklaroi Tillërson.
“Se si Asadi do të largohet, kjo ende nuk është e qartë”, tha ai.
Tillerson ka thënë se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të diskutonin përpjekjet e përbashkëta me Rusinë për të stabilizuar Sirinë, duke përfshirë zonat e fluturimit, vëzhguesit e armëpushimit dhe furnizimet e koordinuara të ndihmës humanitare.
Tillerson ishte i pranishëm në një takim në Hamburg midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, së bashku me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.
Konflikti sirian ka vrarë rreth gjysmë milioni njerëz, sipas Observatorit sirian të të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga vendi. (B.H/Shuplaka)