Një sherr i çastit ka përfunduar me një të lënduar mbrëmjen e sotme në Kryeqytet. Mësohet se një 15 vjeçar është dërguar në spital pasi u qëllua me thikë.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Zhan D’ark”. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post