Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë, ku një grup prej 3 të rinjësh janë përfshirë në një konflikt çasti, ndërsa i plagosur ka mbetur njëri prej tyre.
Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Armando Trimi, 24-vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.
Shkak i përplasjes është bërë një zënkë për motive të dobëta, ndërsa policia ka identifikuar autorët e krimit dhe është vënë në kërkim të tyre.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak.
Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post