Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan. Burime për FaxWeb.al, bëjnë me dije se 3 personat e plagosur: Fezi Ago, Astrit Cërriku, Mihal Kocashi, janë konfliktuar për ngjarje momentale, ndërkohë që ishin duke pirë në një bar në qytet.
Nga të shtënat dy prej personave kanë mbetur të plagosur në këmbë, dhe personi i tretë kishte marrë dëmtim të lehtë në sy. Menjëherë pas ngjarjes të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nga të dhënat mësohet se Astrit Cërriku ka lidhje familjare Fezi Agon.
Kujtojmë se, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë tek Pallati i Sportit, në Elbasan. (Lexo këtu) Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar detajet, ku është bërë edhe identifikimi i autorit, dhe janë ngritur postblloqe për arrestimin e tij.