Një vajzë e re është dërguar mesditën e sotme drejt spitalit të Durrësit me ambulancë pasi dyshohet se është infektuar nga koronavirusi.
Gazetarja e Fax News, Albana Aliaj raporton se vajza, banore në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar ka shfaqur simptomat e COVID-19 si temperaturë, të vjella dhe gjendje të fikëti.
Banorët e lagjes kanë treguar se infermierët e ambulancës ishin të pajisur me veshje speciale mbrojtëse.
Në orët në vijim pritet të konfirmohet nëse është virozë gripale e zakonshme apo e infektuar me koronavirus.
Në Durrës sipas shifrave zyrtare janë raportuar 38 raste me koronavirus, ndërsa në gjithë vendin rezultojnë sipas ndarjes së mëposhtme:
– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
(F.GJ/FAXWEB.AL)