14:34 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet prokurori Artur Selmani, ”ekspert” i llotove. Si u pezullua nga Llalla

11:09 | 26/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet prokurori Artur Selmani, ”ekspert” i llotove. Si u pezullua nga Llalla

Është shkarkuar nga detyra prokurori Artur Selmani, ky ka qenë vendimi i dhënë sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Selmani ka 15 vite që është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa trupa gjykuese që ka vendosur kundër tij përbëhej nga: Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.

Ai u bë i njohur në media për pretendimet se kishte fituar miliona në lojërat e fatit.

Prokurori, në harkun kohor prej tre vitesh deklaron se ka fituar 10 mijë dollarë në lloto sportive. Konkretisht, prokurori deklaron në vitin 2006 se ka fituar 4 mijë dollarë në baste sportive, në vitin 2007 deklaron se ka fituar 2 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2008 deklaron sërish 4 mijë dollarë, sipas tij, po nga bixhozi.

Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë.

Në fund të vitit 2017, Selmani kandidoi së bashku me 6 kandidatë të tjerë për postin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Sipas një relacioni të Kuvendit, vetëm 3 nga 7 kandidatët i plotësuan kriteret për këtë post, ndërkohë që mazhoranca votoi Arta Markun.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Goditet rrjeti shqiptaro-italian i trafikimit të drogës, 41 në pranga (Video)

Para

Nis heqja e shtyllave të ndriçimit në Astir, banorët acarohen (VIDEO)

Para
Nis heqja e shtyllave të ndriçimit në Astir, banorët acarohen (VIDEO)

Nis heqja e shtyllave të ndriçimit në Astir, banorët acarohen (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri polak do t’i nënshtrohet mocionit të votëbesimit më 11 qershor

Vrasja e Artan Cukut! Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Levin

Presidentja Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut, nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda

Britania përgatitet për luftë, raporti: Londra do pajiset me 12 nëndetëse luftarake

Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

Hakmarrja ruse, SHBA: Përgjigja e Moskës do të jetë masive

Kurbin/ Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua, shpallet në kërkim shoferi

U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje në Meksikë

Ngordhin tre krerë, vendoset në karantinë ferma e bagëtive në Postribë

Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Rikthehen fëmijët që i dolën analizat negative! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.