Policia ka arrestuar me dhunë sot një nga protestuesit në mbyllje të tubimit. Mësohet se ky protestues po shkelmonte derën e kryeministrit ndërsa forcat policore e kanë marrë nga shkallët e institucionit deri te makina e policisë.
Qytetarë të tjerë patën përplasje me efektivët pasi u afruan të shkallët e godinës për të ndezur qirinj. Disa prej tyre lyen me bojë të kuqe pjesën te dera e kryeministrisë.
Ende nuk dihet nëse person i arrestuar do të mbahet në komisariat.
Discussion about this post