Një vajë e minutur me inicialet G.K., është mbytur në lumin Devoll, teksa kishte shkuar të lahej aty me bashkëmoshatarët e vet. Ngjarja raportohet se ndodhi në fshatin Fermë Partizani, të Beratit, pasditen e sotme.
Punonjësit e policisë kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga lumi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Berat/Informacion paraprak
Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.
Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.