Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, aty ku një 56 vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte.
56 vjeçari me inicialet R.M, nkishte marrë gjeneratorin dhe kishte shkuar të peshkonte, por fatkeqësisht humbi jetën.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek zalli i Buqizes ne vendin e quajtur “Tre Cesmat”, ndërkohë policia ka nisur hetimet.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)