21:40 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkrirja e Krimeve të Rënda, zbardhen vendimet e KLGJ-së për emërimin e gjyqtarëve (EMRAT)

18:27 | 18/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkrirja e Krimeve të Rënda, zbardhen vendimet e KLGJ-së për emërimin e gjyqtarëve (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe disa vendimeve të tjera individuale për sistemimin në pozicion të gjyqtarëve të Gjykatave për Krimet e Rënda, të cilat nga dita e nesërme pushojnë së funksionuari si të tilla.

KLGJ njofton se ka vendosur gjithashtu caktimin në pozicion të gjashtë gjyqtarëve në detyrë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Më tej njoftohet se Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuartë dymbëdhjetë gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të cilët vijon procesi i rivlerësimit kalimtar apo nuk ka ende një vendim përfundimtar për konfirmimin në detyrë.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 18.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi vendimin për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe disa vendimeve të tjera individuale për sistemimin në pozicion të gjyqtarëve të Gjykatave për Krimet e Rënda, të cilat nga dita e nesërme pushojnë së funksionuari si të tilla. Vendimet e sotme janë një hap i rëndësishëm në  vijueshmërinë e reformës në drejtësi, drejt realizimit të pritshmërive që publiku ka ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor e ndaj sistemit gjyqësor në tërësi.

Me vendimmarrjet e sotme, Këshilli plotëson arkitekturën institucionale dhe mekanizmin kushtetues që e bën luftën e përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe në nivelet më të larta të shtetit, një përpjekje reale dhe të mundshme.

Sipas vendimmarrjes së Këshillit, më datë 19.12.2019, fillon funksionimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPSHPKKO) dhe i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO).

Në vijim, Këshilli vendosi caktimin në pozicion të gjashtë gjyqtarëve në detyrë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Albana Boksi;

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Nertina Kosova;

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Saida Dollani;

Caktimin e përhershëm të gjyqtarit Dhimitër Lara;

Caktimin e përhershëm të gjyqtarit Sokol Binaj;

Caktimin e përkohshëm të gjyqtares Nure Dreni, për të cilën vijon procesi i rivlerësimit kalimtar.

Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të dymbëdhjetë gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të cilët vijon procesi i rivlerësimit kalimtar apo nuk ka ende një vendim përfundimtar për konfirmimin në detyrë, si më poshtë vijon:

Gjyqtare Daniela Shirka;

Gjyqtare Etleva Dede;

Gjyqtare Flora Haredinaj;

Gjyqtare Ilirjana Olldashi;

Gjyqtare Irena Gjokaj;

Gjyqtare Marsela Balili;

Gjyqtare Miliana Muçaj;

Gjyqtar Ardit Mustafaj;

Gjyqtar Bib Ndreca;

Gjyqtar Fran Prendi;

Gjyqtar Klodian Kurushi;

Gjyqtar Sandër Simoni.

Më tej, Këshilli, në kushtet e pushimit së funksionuari të Gjykatave për Krimet e Rënda, vendosi transferimin e gjashtë gjyqtarëve, konkretisht Fehmi Petku, Gjovalin Përnoca, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti, Dhurata Haveri (të gjykatës së apelit) dhe Luan Hasneziri (i gjykatës së shkallës së parë), pranë disa gjykatave të apelit apo të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, duke filluar nga data 19.12.2019 dhe deri në përfundimin për ata të procesit të rivlerësimit kalimtar përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku në rast të konfirmimit në detyrë nga ky i fundit, gjyqtarëte transferuar gëzojnë të drejtën e zgjedhjes për t’u transferuar në çdo pozicion që do të jetë i lirë në atë moment apo që pritet të bëhet i lirë brenda gjashtë muajve, respektivisht në gjykatat e apelit apo të shkallës së parë me juridiksionin të përgjithshëm.

Në përfundim po për shkak të pushimit të funksionimit të Gjykatave për Krimet e Rënda, Këshilli vendosi edhe transferimin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda z.Dritan Hallunaj, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, detyrë ushtrimin e të cilës e fillon pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe, duke qënë se vijon të ruajë statusin e magjistratit, ky gjyqtar duhet të jetë i caktuar në një pozicion në sistemin gjyqësor.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: KLGJ
Pas

Ruçit i mbetet Malaj në mendje, e ngatërron me Ahmetajn, nuk e mbajnë nervat me ministrat: Do t’ju nxjerrë jashtë!

Para

FOTO/ Deputeti vihet në siklet nga Ruçi, pothuajse kishte mbaruar fjalën: Pse fole ti, ulu se nuk po diskutohet për këtë temë

Para
FOTO/ Deputeti vihet në siklet nga Ruçi, pothuajse kishte mbaruar fjalën: Pse fole ti, ulu se nuk po diskutohet për këtë temë

FOTO/ Deputeti vihet në siklet nga Ruçi, pothuajse kishte mbaruar fjalën: Pse fole ti, ulu se nuk po diskutohet për këtë temë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.