Një zjarr i madh i cili është duke shkrumbuar 5 ha kullotë ka rënë pasditen e sotme në fshatin Goranxi, pjesë e Bashkisë Dropull.
Bëhet me dije se me urgjencë drejtë vendit ku ka rënë zjarri kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse të cilat po mundohet të mbajnë nën kontroll flakët. Pylli i pishave i cili po shkrumbohet nga flakët është monument natyror.
Gjithashtu mësohet se gjendja është kritike dhe është e vështirë që të lokalizohen flakët.
Discussion about this post