Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 10 persona pas protestës të mbajtur ditën e djeshme kundër vaksinimit të detyruar, në Sheshin Nënë Tereza.
Mes të proceduarve është avokati Altin Goxhaj, i cili mbrëmjen e djeshme foli për Fax Neës pasi u lirua nga Komisariati duke thënë se mesazhi i protestës ishte tepër i thjesht: George Soros, larg duart nga Shqipëria.
Prej kohësh tashmë, avokati Altin Goxhaj proteston në forma të ndryshme kundër vaksinimit të detyruar, sidomos kur vjen puna për moshat e reja. Protesta e radhës u mbajt ditën e djeshme dhe përfundoi me 10 të proceduar nga Policia.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se shtetasit e proceduar akuzohen për një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas të zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.
Policia e Tiranës njoftoi po ashtu se është vënë në pranga dhe një 25 vjeçar, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Njoftimi:
DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit:
A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.
Shtetasit e sipërpërmendur në një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.
———
Nga specialistët e Qarkullimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. I., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
•Më datë 25.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Deklarimit të rremë”, në ngarkim të shtetasit Y. J., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, ky shtetas ka deklaruar fillimisht se është goditur nga persona të paidentifikuar, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në gjendje depresive, është vetëplagosur dhe pas ndihmës mjekësore të marrë doli nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.
(E.H/Faxweb.al)