Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë, pas shpërthimit të një bombule gazi.
Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami”, dhe banesa është në pronësi të shtetasit me inicialet E.K.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2021, rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”, si pasojë e lënies së bombulës së gazit ndezur ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit E. K., ku ka dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)