Një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Moçan të Maliqit. Një fëmijë me iniciale M.A, 9 vjeç duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore.
Fëmija është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Bëhet e ditur se i mituri është në gjendje të rëndë dhe ka marrë dëmtime të rënda në trup.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.