Një automjet është përfshirë nga flakët në ‘Qafën e Vishës’ në Himarë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Makina ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është përfshirë nga flakët, por personat që ndodheshin në të kanë mundur të dalin në kohë.
Pritet puna e grupit hetimor për të zbuluar shkaqet e shpërthimit në flakë, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik.
Në vendngjarje siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.