Një shpërthim ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti në Vlorë.
Shpërthimi ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Çole” në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi në apartament dyshohet se është kryer me tritol.
Fax News raporton se ka pasur njerëz në banesë, por nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.