Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.