Dita e sotme ka nisur me dy shpërthime eksplozivi në dy banesa në Tiranë. Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer lëndë plasëse te “3 Dëshmorët” si dhe në Kamëz.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve
Njoftimet:
Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.