Është vendosur ditën e sotme në pranga nga Komisariati nr.6, Robert Dauti 36 vjeç për veprën penale “ Shkelje të rregullave të mbrotjes në punë”.
Bëhet fjalë për shpërthimi e transofrmatorit të ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës ku për pasojë ngeli i vdekur 1 person dhe 2 të tjerë u plagosën rëndë.
Informacion paraprak:
Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë.