Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë nesër vendimin për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi. Gazetari i Fax News, Sokol Dema bën me dije se shkak për shtyrjen e seancës, e cila do të mbahet nesër në orën 10:00 është bërë dosja voluminoze.
Duke folur para mediave, avokati sqaroi se janë demonstruar të gjitha provat dhe sipas tij, të gjitha pasuritë janë 100% të ligjshme dhe nuk ka burim parash të dyshimta. Avokati shtoi se paratë janë krijuar nga një aktivitet tregtar i regjistruar në tatime që prej vitit 1993, i kredituar në banka që prej vitit 1996.
“I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Pjesa më e madhe e tyre janë krijuar nga financimi me bankat, nga aktiviteti tregtar. Po ashtu edhe televizioni Ora News është 100% i blerë me bankë. Zoti Ndroqi nuk ka asnjë arrestim në Itali”
Kemi depozituar si kontratën e kreditimit nga banka si dhe suiftin, paratë siç kanë kaluar nga Raiffaisen kanë kaluar në llogarinë e shitëses së televizionit.
Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi, është aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996″, tha avokati.