Është shënuar viktima e parë nga zjarret në vendin tonë këtë të shtunë, ne fshatin Asim Zeneli te Gjirokastres.
Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 60 vjeç, i identifikuar si Andrea Haxhiaj, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital pasi ka marre plage nga flaket.
Mësohet se ata kanë qenë duke luftuar me flakët, pasi një zjarr përfshiu ditën e sotme tre fshatra të Antigonesë, Tranoshisht, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.
“Zjarri favorizohet nga erëra. Forcat e suhtrisë dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Ka humbur jetën një burrë rreth 60 vjecc, dhe është plagosur bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në spitalin Omer Nishani, për shkak të plagëve që ka marrë duke luftuar me flakët. Pritet ndërhyrja nga ajri për neutralizimin e flakëve. Situata është tepër alarmante këtu në Asim Zeneli. Në fshatin Asim Zeneli janë parkuar disa autoambulanca. “, tha gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj.
(E.H/Faxweb.al)