Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është nisur drejt 3 fshatrave të Gjirokastrës, aty ku u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë.
Peleshi pak orë më parë i bëri thirrje banorëve që të tregohen bashkëpunues për tu evakuar, teksa zjarrfikëset dhe forcat ushtarake luftojnë për shuarjen e flakëve.
Ditën e sotme është regjistruar viktima e parë nga zjarrert në Shqipëri. Ai është i moshuari Andrea Haxhiaj, rreth 60 vjeç i cili vdiq teksa luftonte me flakët.
Bashkëshortja e të ndjerit ka marrë plagë nga djegiet gjithashtu dhe është dërguar me shpejtësi drejt spitalit Omer Nishani.
Situata me zjarrin merr përmasa tragjike në Gjirokastër, shënohet viktima e parë nga flakët
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post