Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Fushë Krujës. Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre në lagjen Magaze të qytetit.
Prania e banesave në distancë të afërt e bën problematike situatën pasi mund të rrezikohen prej flakëve.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit.