22:55 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komisioni Hetimor/ Socialistët tërhiqen nga shkarkimi i Presidentit Meta (Arsyetimi)

11:44 | 17/07/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lùftë bërrylash”, Rama publikon fotografinë ‘e pajtimit’ me Metën

Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës. Në raportin final të hartuar nga relatorja për PS, Klotilda Bushka specifikohet se presidenti Meta ka kryer shkelje, por që nuk janë shkak për shkarkim.

Ditën e sotme, Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit Meta pas përplasjes Presidencë-Mazhorancë në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit dhe emërimin e anëtarëvë të Gjykatës Kushtetuese, pritet të dalë me një raport final mbi gjetjet e kryera nga ky komision.

Ndërsa e para ka referuar relatorja për mazhorancën Klotilda Bushka ajo ka deklaruar se ky komision ka gjetur shkelje nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili me veprimin apo mosveprimin e tij ka cënuar Kushtetutën dhe disa ligje të shtetit shqiptar, por që nuk janë shkak për shkarkimin e tij.

“Nuk gjetëm shkelje të mjaftueshme për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Shkelje ka pasur por nuk sollën pasojë përveç disa konflikteve në vend. Në gjykimin tonë shkeljet nuk justifikojnë shkarkimin. Në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, kemi konstatuar se presidenti ka vetëm një detyrë: vetëm caktimin dhe jo anulimin. Kjo kompetencë ushtrohet vetëm një herë sipas nenit 92 pika gj dhe nenit 94 të Kushtetutës si dhe Kodit Zgjedhor.

Në lidhje me shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve vendore është analizuar gjithë praktika dhe është vënë në dispozicion dhe arsyetimi nga Presidenca por sipas gjetjeve ato nuk justifkojnë një shtyrje dhe nuk ka bazë ligjore.

Me shtyrjen dhe anulimin e zgjedhjeve është shkelur e drejta për të zgjedhur, anulimi dhe moscaktimit i një date e shkel këtë parim dhe të drejtë”, u shpreh relatorja Bushka.

Gjithashtu ajo i është referuar dhe opinionit të Komisionit të Venecias ku saktësohet se ‘këto shkelje sollën vetëm situata tensioni në vend’.

Ndërkohë relatorja Klotilda Bushka theksoi dhe faktin se: “KQZ mundi të realizojë zgjedhje për anëtarë të kryetarëve të Bashkive. Janë zgjedhje që u realizuan me vota në nivel vendor dhe në lidhje me Komisionin e Venecias, bojkoti i partive politike nuk mund të justifikojë mosmbajtjen e zgjedhjeve”.

Në raportin prej 48 faqesh mazhoranca nuk ka ngurruar ‘ti tërheqë veshin’ Presidentit duke i kujtuar atij se:

“Presidenti është përfaqësues i unitetit kombëtar dhe nuk duhet të mbajë anë. Në këtë kuadër, e gjithë kjo analizë e kryer është në kadër të këtij hetimi si shkelje e partimit të unitetit të popullit. Pra sic e ka thënë dhe Venecia, nëse partitë nuk duan të marrin pjesë, kjo nuk është një arsye për të mos mbajtur zgjedhjet”.

Ndërkohë në lidhje me përplasjen e Kuvend-Presidencë mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese raporti final i Komisionit Hetimor specifikon se:

“Presidenti nuk ka ushtruar në mënyrë të pavarur të drejtën e tij duke i dërguar një shkresë kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka ndërprerë afatin 30 ditor për emërimin dhe ka zgjedhur 2 anëtarë dhe jashtë afatit. Të gjitha këto veprime të kryera nga Presidenti i Republikës përbëjnë shkak për të shkarkuar presidentin.

Komisioni hetimor ka marrë në analizë të gjithë dokumentacionin përkatës dhe kemi arritur në konkluzionin se për këto çështje, referencë duhet bërë në opinionin e Komisionit të Venecias ku ka konkluzione që ndihmojnë Komisionin Hetimor për pasojat e veprimeve të Presidentit për të kuptuar nëse jemi para një shkelje të rëndë ose jo”, u shpreh Bushka e cila duke iu referuar opinionit te Komisionit te Venecias mbi 2 çeshtjet mbi të cilat u ngrit ky komision hetimor çon në tërheqjen e legjislativit nga shkarkimi i Ilir Metes nga detyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. (Faxweb.al)

Pas

BE i mbylli derën Shqipërisë/ Del lista e vendeve me të cilat hapi kufijtë nga 16 Korriku

Para

Donika Prela kërkoi përjashtimin e Ina Ramës dhe Natasha Mulaj, çfarë vendimi mori trupa gjykuese e KPA

Para
Ish-prokurorja Donika Prela del para KPA, kërkon përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues

Donika Prela kërkoi përjashtimin e Ina Ramës dhe Natasha Mulaj, çfarë vendimi mori trupa gjykuese e KPA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.