Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në kodin penal për krimit zgjedhor, ku SPAK do të hetojë dhe blerjen e votave, por jo personat që e shesin atë, janë caktuar edhe prokurorët që do të ndjekin këro çështje.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 5 prokuror që do të jenë përgjegjës për krimet zgjedhore. Mësohet se drejtues i këtij sektori do të jetë prokurori Ervin Kondili. Prokurorët që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin zgjdhorë janë: Edvin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi.
Ky ndryshim në ligjin për SPAK erdhi pas marrëveshjes së arritur mes PS-së dhe PD-së në 5 Qershor, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme do të hetojë vetëm korruspsionin aktiv në zgjedhje, jo atë pasiv.
Pra e thënë më thjeshtë, prokuroria speciale do të hetojë ata që blejnë votat, me lekë apo premtime për punë dhe jo ata votues që kërkojnë para në këmbim të votës, vepër e cila do të vijojë që të hetohet nga prokuroritë e rretheve.
SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm detyrohen të raportojnë në KQZ, e cila do të informohet për hetimet e krimit zgjedhor, por pa cënuar sekretin. Po ashtu është miratuar amnistia penale e atyre që bashkëpunojnë për zbulimin e krimeve zgjedhore. (E.K/Faxweb.al)