Pas ankimimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka regjistruar çështjen ndaj Alqi Bllakos. Sipas njoftimit zyrtar, seanca për ish deputetin do të shqyrtohet më 09 nëntor ora 9:00. Çështja do shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi. SPAK ankimoi ndryshimin e masës ndaj Alqi Bllakos nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”.
Njoftimi:
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Tiranë, më datë04.11.2022
Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuarka regjistruar çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022, në ngarkim të personit nën hetim A.B., mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi caktoi seancën gjyqësore për shqyrtimin e kësaj çështje më 09.11.2022, ora 09:00.
Discussion about this post