Babai i agresorit të sulmit me armë ditën e sotme në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës ka deklaruar se djali i tij ishte lidhur me një hoxhë dhe falej në xhami.
Babai i 34 vjeçarit deklaroi se djali i tij vuan nga depresioni. Ai hedh dyshime për disa persona të cilet i identifikon si mjekrosha me të cilët ishte lidhur djali i tij.
I tronditur, babai i Rudolf Nikollit deklaroi se djali i tij ka qenë dhe në Maqedoni dhe aty i dyshon se i kanqë bërë diçka djalit të tij që e ka ndryshuar.
Më tej, babai i djalit tha se 34 vjeçari kishte tentuar të shkonte në Itali para vitit të ri, por e kishin kthyer. Që nga ky moment agresori kaloi në depresion dhe e ka dërguar në spital 5 herë.
“Unë në këtë kohë të demokracisë kam vuajtur shumë ekonomikisht. Unë jam vetë katolik. Me u kthy një kaorr dhe me u bo mysliman. Nuk ia di emrin me thënë të drejtën hoxhës. Filloi çuni tu fal me myslimanin. I thashë o bir robt krejt katolikë kanë qenë dhe janë bërë mysliman. Unë e doja shumë. Ai u mor me xhamitë. Vazhdoi shkollën për frengjisht. Boni nja dy vjet. Nuk i mbaroi të gjitha, dhe u mor me picat. Filloi zanatin e picave në Tiranë. Hapi një biznes në Peshkopi. Atje takoi lloj lloj robi. Takoi mjekrosha edhe nga Maqedonia. Ky iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di ça i futën. Që kur iku në Maqedoni. Kaloi në depresion. Kaloi që para vitit të ri. I preva dokumentat me shku në Itali, me kthimin që i bënë, me këtë kohë ai kaloi në depresion komplet. Kaloi dhe Covid. Shkova e takova. Mfalet 7 vakte, 8 vakte.
I thashë çuni është bo mysliman dhe i thashë kam qef me e mor unë në shpi. Çuni më tha jam shumë në rregull nuk shkoj më në spital. I thashë pi ilaçet, më tha do ti pi. Shkoj unë shof se nuk i kishte pi. Shkoj me rregullu muhabet me çunin që ishte ngatërru në terminal. Ishte familje e mrekullueshme. Prokurori më tha do ta jap më vonë. Më tha ku e ke çunin. Unë e rrëejta prokurorin, u tregova burrë i pabesë. I kërkoj shumë falje prokurorit. Unë kërkoj, çuni im e bëri këtë në vend të shenjtë. Ai nuk është mirë me shëndetin. Ai nuk kishte asnjë lloj arsyeje mor byrazer. Kur e mora vesh në lajm, nuk di çtë them. Kam 4 çuna dhe dy goca. Ai është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthy nga aeroporti i Rinasit ai është në stres. Nga viti i ri deri tani u bë 5 herë që shko në spital. E kam fëmijë dhe nuk kam ku ta çoj”,” deklaroi ai.
(E.H/Faxweb.al)