Rasti i parë i mutacionit të ri të koronavirusit B.1.1.529 u zbulua në Evropë.
Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke njoftoi sot se autoritetet shëndetësore kishin regjistruar rastin e parë të supermutacionit.
Ajo është një grua e re që shfaqi simptoma 11 ditë pasi kishte udhëtuar në Egjipt nëpërmjet Turqisë, ishte e pavaksinuar dhe nuk ishte diagnostikuar më parë me koronavirus.
Gruaja nuk kishte asnjë lidhje me Afrikën e Jugut apo ndonjë vend tjetër në pjesën jugore të kontinentit afrikan, transmeton rtbf.
Virologu i njohur belg Marc Van Ranst kishte dhënë alarmin në Belgjikë pasi ai kishte identifikuar dy raste të dyshimta.
B.1.1.529 është varianti i ri i Covid- 19 i cili ka alarmuar të gjithë botën që prej ditës së djeshme.
E shfaqur në Afrikën e Jugut , ajo po kalon shpejt variantin tashmë shumë ngjitës Delta,
Sipas të dhënave të para, ky variant i ri do të ishte i aftë për shumë mutacione dhe për këtë arsye potencialisht rezistent ndaj antitrupave dhe vaksinave.