Janë zbardhur emrat e katër kandidateve për të marrë karrigen e Kryetarit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit.
Burime për Fax News bëjnë me dije se katër emrat ‘e panjohur’ janë: Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.
Sicc ka raportuar dhe më parë Fax News, në garë për kreun e PD-së ishin 9 persona, 5 prej të cilëve emra të njohur për publikun.
Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezaj dhe Edit Harxhi ishin emrat që diheshin deri më tani, ndërsa sot u mësuan dhe 4 emrat e tjerë.
Ditën e sotme, Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur për të miratuar kandidaturat në kuadër të zgejdhjeve të 13 qershorit.
Rikujtojmë se ujërat brenda Partisë Demokratike u trazuan pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
I pari që doli kundër Lulzim Bashës menjëherë pas humbejs në 25 prill ishte Fatbardh Kadilli, i cili shpalli dhe kandidaturën për kreun e PD-së.
Një tjetër emër i rëndësishëm në radhët e PD-së që doli kundër Bashës ishte Bujar Nishani, ish presidenti i vendit, i cili mbante detyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
(E.H/Faxweb.al)