Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Mëzezë.
Një 26-vjeçar i identifikuar si Elson Murataj, është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
I riu ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur çështjen.
Ndërkohë që për momentin dyshohet që të jetë një vetëplagosje, burimet brenda policisë së Tiranës ende nuk kanë konfirmuar nëse kemi të bëjmë me një plagosje apo tentativë vetëvrasjeje.