Të shtëna me armë zjarri janë ndjerë pak minuta më parë në Peqin në fshatin Përparim.
Burime për Faxweb.al bëjnë më dije se ambulance është nisur drejt vendit të ngjarjes pasi dyshohet se ka persona të plagosur.
Paraprakisht raportohet se janë plagosur dy të rinj. Andi Zylali dyshohet se është një nga të plagosurit dhe raportohet se është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)