Një person i identifikiuar si Ergys Likaj, u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës, ku paraprakisht u raportua për një vetëlëndim nga pakujdesia.
Policia ka shkuar në spital për të marr dëshminë e Likaj, pasi burime bëjnë me dije se bie poshtë alibia e vetëplagosjes.
Është pikërisht prania e plumbave në të dyja këmbët, ajo që nxori zbuluar mashtrimin e bërë nga Likaj ndaj mjekëve.
Dyshohet se ai është qëlluar me armë dhe ndaj po merret në pyetje nga grupi hetimor për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Policia ka shoqëruar gjithashtu dhe personin që e shoqëroi në spital dhe që më pas u largua. Nga të dhënat paraprake dyshohet se plumbat kanë qenë një paralajmërim dhe jo tentativë për ekzekutim.
Likaj, banues në Durrës, u qëllua në një lokal në zonën e ujit të ftohtë, Lungomare.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.