Policia e Vlorës ka gjetur mëngjesin e sotëm trupin e një 25-vjeçari të pajetë brenda një automjeti tip “Fiat Punto”.
Viktima u evidentua fillimisht nga qytetarët, të cilët raportuan në polici se kishin parë trupin e një personi të gjakosur brenda një makine në aksin Babicë-Vlorë.
Pas mbërritjes në vendngjarje efektivët kanë gjetur një të ri të vrarë me plumb në kokë, ku pas pesë orësh kërkimesh grupi hetimor mundi ta identifikojë viktimën. Ai është shtetasi 25-vjeçar Xhuljan Bullari.
Fax Neës mëson se 25 vjeçari është person me precedent penal. Ai u arrestua në 2018 gjatë një operacioni ku ra në pranga edhe Mikel Hoxha nga Policia e Fierit duke transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas nga Siria.
Bullari në atë kohë 22 vjeç, banues në Tiranë u kap në lagjen “Sheq i Madh” Fier me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas Sirianë.
Një natë më parë Xhuljan Bullari është gjetur i pajetë në sediljen e oasagjerit në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”.
Kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë. Makina në të cilën është gjetur viktima, rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.
Njoftimi paraprak i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.